Haradinaj del i lumtur nga takimi me Escobar e Hovenier, tregon përmbajtjen e bisedave me ta

10:33 | 13 December 2022

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përfunduar takimin me të dërguarin e Posaçëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe Ambasadorin e ShBA’së në Kosovë, Jeffrey Hovenier.

Haradinaj ka thënë se të dy zyrtarët amerikanë janë mjaft të fokusuar në zhvillimet në veri dhe se kërkesa e tyre është që të ulen tensionet, të hiqen barrikadat dhe të kthehet normaliteti në atë pjesë të vendit.

Sipas Haradinajt, ky angazhim i Shteteve të Bashkuara të Amerikës “do ta shpëtojë situatën dhe do të na kthejë te marrëveshja finale për njohje Kosovë- Serbi”.

“Sapo përfundova takimin me z. Escobar dhe ambasadorin Hovenier. Mund t’ju them se janë mjaft të fokusuar në zhvillimet në vend, posaçërisht në Veri, me kërkesën eksplicite që të ulen tensionet, të hiqen barrikadat dhe të kthehet normaliteti në atë pjesë të vendit. Besoj se ky angazhim serioz 🇺🇸 do ta shpëtojë situatën dhe do të na kthejë te marrëveshja finale për njohje Kosovë- Serbi. Në emër të AAK-së, shpreha falënderimin për ndihmën jetike që po jep 🇺🇸!:”, ka shkruar Haradinaj.

Escobar do të takohet edhe me Kreun e PDK’së, Memli Krasniqin dhe atë të LDK’së, Lumir Abdixhikun.

Komento: