Haradinaj: Do ta respektoj marrëveshjen – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Haradinaj: Do ta respektoj marrëveshjen

13:55 | 25 Janar 2019

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj është pyetur nëse do ta shkarkojë ministrin e Bujqësisë, Nenad Rikallo, kërkesë kjo e Partisë Socialdemokrate në shkëmbim të votës për miratimin e buxhetit, me c’rast ai ka thënë se do të qëndroj pas marrëveshjës që kanë me PD-në.

“Nëse shkarkohet Rikallo nuk është që unë po i bëjë një vlerësim të punës, ai është gati në dorëheqje. Me Listën Serbe nuk kam komunikuar, me PSD-në kemi folur për përkrahje të buxhetit. Ne jemi tash në bisedime dhe unë jam me PSD-në. Unë kam problem edhe për kuorum për mbledhje të qeverisë sepse gjithmonë 3 ministra janë mangët”, ka thënë Haradinaj.

Në këtë konferencë Haradinaj ka folur edhe për afatin e liberalizimit të vizave. Tha se Presidenti Hashim Thaçi ka pasur të drejtë kur ka deklaruar se muaji qershor do të jetë mundësi për liberalizimit të vizave.

“Sa i përket liberalizimit, presidenti ka të drejt, qershori është opsion real, por jemi marr vesh mos me fol shumë. Unë pres edhe më herët të ndodh, pasi shumë gjëra kanë ndryshuar pas qëndrimit të Berlinit”, ka thënë Haradinaj

Komento: