se do të krijojnë mjedis që stimulon inovacionin dhe adopton teknologji të reja në çdo sektor të ekonomisë.
Gjatë vizitës që i ka bërë kompanisë “Osa Termosistem”, ai ka thënë se kjo kompani dëshmon cilësinë e lartë të produkteve në Kosovë dhe aftësinë për të konkuruar në arenën ndërkombëtare.
Kompania “Osa Termosistem” është shembulli i shkëlqyer i asaj që Kosova mund të arrijë. Me pjesën dërmuese të prodhimit të eksportuar jashtë vendit, kjo kompani dëshmon cilësinë e lartë të produkteve tona dhe aftësinë për të konkurruar në arenën ndërkombëtare.”
“Suksesi i “Osa Termosistem” nuk është rastësi, por rezultat i punës së palodhur dhe vizionit të qartë. Ky sukses përforcon bindjen tonë se e ardhmja e Kosovës qëndron në një ekonomi të fortë, të mbështetur në prodhimin vendor cilësor dhe eksportet e qëndrueshme. Programi ynë ekonomik është hartuar për të nxitur më shumë histori suksesi si kjo.”