Haradinaj: Dorëheqja e Hashim Thaçit s’ka peshë – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Haradinaj: Dorëheqja e Hashim Thaçit s’ka peshë

22:02 | 09 Korrik 2020

Haradinaj ka thënë se dorëheqja e Thaçit s’ka peshë, duhet të fokusohemi në fusha tjera.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka folur në lidhje me ftesën e Gjykatës Speciale ndaj presidentit, Hashim Thaçi.

Ai nuk beson që ftesa e tyre ishte “atentat” ndaj amerikanëve.

Haradinaj kishte dhënë dorëheqje nga pozita e kryeministrit kur u ftua nga kjo Gjykatë, ndërsa Presidenti shkon në Hagë duke e mbajtur pozitën e tij.

Ai thotë që dorëheqja e Thacit nuk e ndryshon gjendjen, s’ka peshë tani.

“Kur ki propozim aktakuzë, dorëheqja s’ka peshë”, është shprehur Haradinaj.

“Nuk e di për çka është fituar, mirëpo presidenti ka dhënë deklarata edhe me herët, por Prokurori nuk e përdori”, tha Haradinaj.

“Cështja e dorëheqjes nuk është cështje kyqe në këtë rast”.

“Këtë herë është më rëndësi totali se si menaxhohet kjo, e jo vetëm dorëheqja”, shtoi Haradinaj.

Komento: