Haradinaj e Avdyli ‘përplasen’ në Kuvend, polemizojnë për autostradat

16:13 | 11 April 2019

Kuvendi i Kosovës ka po mban një debat parlamentar rreth ikjeve të të rinjve nga Kosova.

E përplasje janë shkaktuar mes deputetëve Daut Haradinaj të AAK-së dhe Haxhi Avdylit të LDK-së, shkruan lajmi.

Ky i fundit në fjalën e tij kritikoi qeverinë për shpenzimin e fondeve të mëdha në ndërtimin e autostradave dhe jo në sektore tjera më të nevojshme.

E i shpejtë ishte reagimi i Haradinajt i cili tha se ndërtimi i rrugëve nuk duhet t’ua zë rrugën askujt.

“Sa i përket buxhetit të këtij viti dhe atij të kaluar e dijmë që 0.3 për qind është deviijmi për buxhetin për ndërtimin e rrugëve, pra sa i përket një autostrade që dikujt po ia zë rrugën. Jemi shumë dakord që ka krizë ekonomike, por e dijmë që sa shqiptarë e dojnë vendin sot e adhurojnë Agim Ramadanin. Ne e dijmë që nuk është shkaktar i gjendjes një Qeveri e sotme. Nuk pajtohem me këtë dhe jeni më të sinqertë. Nuk mund ta akuzojmë vetëveten dhe duhet të kemi pak kujdes për këtë temë”, tha Haradinaj.

Pa u përgjigjur nuk e la as deputeti i LDK-së, Haxhi Avdyli. Ai tha se para ndërtimit të autostradave, është dashur të shihet të investohet në shëndetësi e sektore tjera ku gjendja është e mjerueshme.

“Unë besoj që investimi në asfallt është i domosdoshëm, por duhet të shikohet se a ka pasur nevojë që gjithkund të ndërtohen autostrada milionëshe, e jo të investohet në shëndetësi dhe ndërmarrje të tjera”, tha ai.

Kuvendi po vazhdon me debatin paralamentar ndërkaq që pas përfundimit pritet votimi i një rezolute.

Komento: