
Në nderim të avokatit Andrew Strong, i cili mbrëmë papritur u nda nga jeta, sonte u ndezën qirinj pranë Teatrit Kombëtar të Kosovës.

”I përjetshëm kujtimi për ty, Andrew”, shkruan Haradinaj.
Ai ndan momente nga ndezja e qirinjve, aktivitet të cilit shihet t’i jetë bashkuar edhe Violeta, bashkëshortja e ish-kryeparlamentarit Kadri Veseli, ku vet Andrew Strong, qe avokat i ekipit mbrojtës në rastin e Gjykatës Speciale.
Kujtojmë që Andrew Strong, qe po ashtu avokat edhe i ekipit mbrojtës, të Ramush Haradinajt në Hagë, nga akuza të cilat ishte shpallur i pafajshëm.