Haradinaj e konfirmon: Aleanca nuk merr pjesë në seancën e 9 shtatorit, janë djegur mandatet e deputetëve

19:38 | 07 Shtator 2026
ramush-haradinaj-ngushellon-familjet-mustafaj-dhe-tofaj:-qofte-i-perjetshem-kujtimi-per-xhemajlin,-hasanin-dhe-faikun

Ramush Haradinaj nga Aleanca tha se mandatet e deputetëve janë djegur dhe çdo veprim i deputetëve është jokushtetues, kur u pyet për seancën e thirrur me datën 9 shtator.

I ftuar në Canape në T7, Haradinaj tha; “partia fituese që nuk e ka konstitu kuvendin, mandatet e deputetëve janë djegur, shpenzimet në zgjedhje janë djegë…”.

Ai tha se me shkua në seancë pa mandat kushtetues “nuk lejohet”.

“Ne nuk jemi deputetë, unë skam mandat më, me shkua me një seancë pa mandat kushtetues nuk lejohet. Mandati i parë është djegë, edhe mandati i dytë është djegë të shtunën me 5 shtator, cdo veprim që marrim është jokushtetues”, tha Haradinaj.

Komento: