Haradinaj e Lluka të mërkurën në interpelancë – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Haradinaj e Lluka të mërkurën në interpelancë

21:46 | 15 Prill 2019

Të mërkurën dy interpelanca.

Ka përfunduar punimet seanca e sotme e Kuvendit të Kosovës, ku në mungesë të deputetëve, nuk është arritur që të votohen disa projektligje.

Kryesuesi i Kuvendit, Xhavit Haliti, në mbyllje të punimeve të seancës, njoftoi se të mërkurën do të mbahen dy interpelanca.

Në seancën që do të fillojë në ora 10:00, do të mbahet interpelanca me kryeministrin Ramush Haradinaj, me kërkesë të Grupit Parlamentar PSD.

Po ashtu me kërkesë të këtij grupi, po këtë ditë do të mbahet interpelanca e dytë me ministrin e Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!