Haradinaj: E ndala dialogun e Mogherinit dhe ia çova Merkelit e Macronit

23:17 | 29 September 2019

Ramush Haradinaj ditën e pestë të fushatës e ka kaluar në Istog.

I nominuari i koalicionit AAK-PSD për kryeministër ka folur, përveç tjerash edhe për procesin e dialogut të udhëhequr nga Federica Mogherini, të cilin e ka quajtur të rrezikshëm.

“Ka qenë shumë me rëndësi me e ndalë dialogun e zonjës Mogherini, jo me e marr unë, por me e ndal atë dialog. Ai dialog ka qenë në drejtim të gabuar, jo transparen, me rreziqe për Kosovën. Për fat është ndalë dialogu i zonjës Mogherini, është heq ai dialog edhe zotit Thaçi e zotit Vuçiq ia kam larguar dialogun, jo me e marr unë po ia kam largu dialogun e e kemi çu në tavolinë te Merkel dhe Macron. Kjo nuk ka qenë e lehtë, ka qenë e vështirë dhe nuk do të ndodhte pa përkrahjen e Amerikës”, ka thënë Haradinaj.

Komento: