Haradinaj e pranon: Gjermanët me kërkuan qe ta pezullojë taksën

14:59 | 12 March 2019

Është shtuar presioni ndaj Kosovës për pezullimin e taksës 100% ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnjës.

Kryeministri Ramush Haradinaj ka folur për takimin që pati dje me dy këshilltarët e kancerales gjermane, Angela Merkel. Ai pohoi se dje i është kërkuar edhe nga gjermanët të hiqet taksa.

Haradinaj tregoi se gjermanët i kanë thënë se taksa ndaj produkteve serbe e boshnjake duhet të hiqet pasi, sipas tyre, krijon problem në dialogun, raporton Express.

Tutje ai ka thënë se s’mund t’i bëhet presion sepse nuk është koha e mesjetës.

“Nuk është mesjeta që gjërat të bëhen me kërcënime me pasoja. Nëse Serbia. Bashkësia ndërkombëtare nuk po mundet me e bindë Serbinë në dialog, atëherë po i bën presion viktimës, pra Kosovës”, është shprehur Haradinaj.

Komento: