Haradinaj e quan Albin Kurtin lider suprem

21:29 | 06 Prill 2021

Partia e Haradinajt është në opozitë.

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se kryeministri Albin Kurti është asi i cili aktualisht i kontrollon të gjitha institucionet.

“Është një diktaturë e pastër. Kryeministrin VV, Kryeparlamentarin VV, Presidenten VV, është kandidate e tij, zoti Zyba ka tregtu vota është i tyre. Zgjedhja e Osmanit Presidente ishte mision i Kurtit, Kurti i kontrollon të gjitha institucionet, zoti Kurti është lideri Suprem”, tha ai.

Më tutje Haradinaj, presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Kurti i ka quajtur “tugjar”.

“Janë tugjar politik, te dytë”, deklaroi ai në Klan Kosova.

Gjithashtu, Haradinaj është shprehur se ka shpresuar se do të kenë bashkëpunim me Kurtin por që ai i ka kaluar edhe pritjet e tij.

Komento: