Haradinaj për Kurtin: Qasja ndaj sindikatave, poshtërsi e paparë.
I pari i i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se kryeministrit Albin Kurti, iu ka ndalë ‘sahati’ ditën kur i ka fituar zgjedhjet.
Haradinaj ka theksuar se është e paprecedent që një udhëheqës qeverie të etiketojë sindikatat, që sipas tij njëherë i pati përdorur që të vinte në pushtet.
“Së pari, Kurtit e VV-së ju ka ndalë sahati ditën kur ka fituar. Që atë ditë, sahati i tij shkon mbrapsht, për fat të keq edhe sahati i Kosovës. Sahati ju ka ndalë këtij njeri, dhe ndryshe thënë mashtrimi që i ka bërë këtij vendi është i paprecedent, sahati i tij shkon prapa, jo që është ndalë”, ka thënë Haradinaj në Kanal10.
“Qasja e tij me i etiketu sindikatat me të cilët është shërbye me i ardhë në pushtet, po të njëjta sindikata, po të njëjtat bashkëpunime, është poshtërsi e paparë që e bën një shef i qeverisë”, ka thënë ai.