Haradinaj e selam Vuçiqit: Nëse vini në Veri, do të na gjeni aty

12:32 | 02 March 2019

Kryeministri Ramush Hradinaj ka kërcënuar presidentin serb Aleksandër Vuçiqin, duke i thënë se nuk kemi pse ta sulmojmë Veriun, por nëse vini ju aty na gjeni.

Haradinaj nga Decani i ka dërguar mesazhe presidentin Hashim Thaci, por edhe presidentit serb Aleksander Vuçiq për çështjen e kufijve e të territorit.

H0aradinaj, në Kuvendin Zgjedhor të AAK’së në Decan, ka thënë se ushtria e Kosovës është e të gjithë qytetarëve të saj, prandaj kurrë nuk do të rrezikohet veriu i vendit, e as serbët në këtë zonë.
0
“Veriu është i yni, nuk mund ta sulmojmë”, ka thënë Haradinaj.

Kryeministri i është përgjigjur Vuciqit, i cili se fundmi ka thënë se serbët në veri janë në rrezik nga institucionet shqiptare, transmeton Gazeta Express.

Mirëpo, sipas Haradinajt, nëse rrezikohet territori dhe kufijtë e Kosovës, atëherë ushtria do të jetë aty.

“Nuk e sulmojmë Veriun, as jugun e vendit tonë, as kërkon. Por, kush i prek kufijtë e Kosovës, na gjen në kufi. Këtë le ta dijë gjithkush”, është shprehur Haradinaj.

Ndërkaq në tubimin që mbajti Kryeministrit të shtunën, i bëri thirrje presidentit Thaçi që të mos tentojë të mashtrojë popullin me çështjen e ndryshimit të kufijve.

Komento: