Haradinaj emëron Ardiana Hoxhiqin ministre të MAPL-së

09:34 | 12 April 2019

Kreu i Qeverisë Ramush Haradinaj ka emëruar ministren e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit.

Haradinaj, ka emëruar Adriana Hoxhiqin ministre të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal.

“Sot emërova Adriana Hoxhiq, ministre të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, e cila shquhet për angazhimin e saj për të mirën e të gjithë qytetarëve të Kosovës. Është i njohur gjerësisht kontributi i saj në krijimin e urave të komunikimit dhe mirëbesimit ndërmjet komuniteteve të Kosovës”, ka shkruar Haradinaj në njoftimin që ka bërë në profilin e tij zyrtar.

Kujtojmë se ky emërim erdhi pak ditë pasi u shkarkua nga posti i ministrit të Administratës së Pushtetit Lokal, Ivan Todosijeviq.

Komento: