Haradinaj emëron ministrën e re të Bujqësisë

13:30 | 25 February 2019

Dijana Ziviq wshtw emëruar ministre e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.

Dijana Ziviq do të jetë nga sot në krye të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.

Lajmin për emërimin Ziviq në krye të MPBRZH’së e ka bërë të ditur Kryeministri Ramush Haradinaj.

“Kam emëruar sot ministre të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Dijana Ziviq. Ministres së re i dëshirova suksese në detyrën e saj dhe e sigurova për mbështetjen time të plotë, në shërbim të qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe përmbushjen e objektivave të këtij dikasteri qeverisës”, ka shkruar Haradinaj.

Komento: