Haradinaj: Është urgjencë dyfishimi i pagave në sektorin e sigurisë në Kosovë

13:38 | 28 March 2025
haradinaj:-eshte-urgjence-dyfishimi-i-pagave-ne-sektorin-e-sigurise-ne-kosove

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kërkuar dyfishim të pagave për sektorin e sigurisë në Kosovë.

Duke komentuar certifikimi e 344 rekrutëve të rinj të FSK-së, ai ka vlerësuar se paga e dinjitetshme e ushtarit, policit dhe e zyrtarëve që punojnë në inteligjencë është obligim qeveritar e kombëtar.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka lavdëruar ushtrinë e Kosovës duke thënë se ajo është ndërtuar sipas standardeve të NATO-s.

“Sot, Kosova ka ushtrinë më të re, sipas modelit të NATO-s, të përkushtuar për sigurinë në vend, stabilitetin në rajon dhe të gatshme për operacione paqeruajtëse kudo në botë, si anëtare e NATO-s përkrah Amerikës dhe aleatëve tjerë strategjikë. Është urgjencë që të dyfishohen pagat për të gjithë sektorin e sigurisë në Kosovë, sidomos në këto rrethana mbi të cilat gjendet sektori i sigurisë në rajon e me gjerë. Paga e dinjitetshme e ushtarit, policit, inteligjencës e më gjerë është obligim qeveritar e kombëtar. Urime dhe shumë suksese në këtë mision fisnik!”, ka shkruar Haradinaj.

Komento:
loading