Haradinaj fajëson Serbinë për mos zbardhjen e ekzekutimit të vëllezërve Bytyqi

13:16 | 09 July 2019

Ramush Haradinaj ka thënë se Shteti serb përgjegjës që nuk po zbardhet vdekja e vëllezërve Bytyqi.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, thotë se shteti serb është përgjegjës se pse edhe pas 20 vjetësh nuk po zbardhet rasti i vra’sjes së vëllezërve Bytyqi.

Haradinaj thotë se sakrifica e tyre për liri është pa shembull dhe se Serbia ka përgjegjësi se pse deri sot nuk janë ndëshkuar autorët e kr’imit.

Kreu i Qeverisë ka thënë se Kosova do të vazhdojë të kërkojë drejtësi për rastin e vdekjes së tyre.

“Në 20-vjetorin e vra;sjes së vëllezërve Bytyqi, Agronit, Yllit dhe Mehmetit, kujtojmë sakrificën e tyre të pashembullt për lirinë e Atdheut. Ata erdhën nga ShBA-ja për t’iu bashkuar rreshtit të mbrojtësve të kësaj toke dhe thelbi i rënies së tyre shpalosë dimensionin e vërtetë të luftës sonë çlirimtare. Ekzekutimi i tyre pa gjyq dhe drejtësia e munguar e mbanë fajtor edhe sot shtetin serb për mosndëshkimin e kr’imit. Duke u përkulur para veprës kulmore të tre Heronjve të Kosovës, Qeveria e vendit zotohet se nuk do të ndalet së vepruari për vendosjen e drejtësisë.”, ka thënë Haradinaj përmes një postimi në rrjetin social.

Drejtësi për vëllezërit Bytyqi ka kërkuar edhe kongresmeni amerikan, Eliot Engel, i cili para pak ditësh ka qëndruar për një vizitë në Beograd. Engel këtë ia ka kërkuar në takim presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq.

Komento: