Haradinaj për Mujë Krasniqin me bashkëluftëtarë: Ata ranë te kufiri që sot nuk ekziston.
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka kujtuar Mujë Kraniqin me shumë bashkëluftëtarë në 22-vjetorin e rënies së tyre.
Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka thënë se porosinë e luftës për liri, komandant Kapuçi e përhapi çdokund.
“Në 22-vjetorin e përjetësisë, kujtojmë Heroin Mujë Krasniqi dhe dyzet bashkëluftëtarët e tij. Porosinë e luftës për liri, komandant Kapuçi, e përhapi çdokund. Vendosmëria dhe trimëria e tij, janë të gdhendura në historinë dhe kujtesën e shqiptarëve”, ka shkruar Haradinaj.
Ai ka thënë se nderimi për ta, mbetet obligim për ne, ndërsa vepra e tyre udhërrëfyes në punën tone.
“Në kërkim të lirisë, ata ranë te kufiri që sot nuk ekziston. Nderimi për ta, mbetet obligim për ne, ndërsa vepra e tyre udhërrëfyes në punën tonë, në ndërtimin e shtetit dhe ngritjes së mirëqenies së qytetarëve. Lavdi e përjetshme!”, është shprehur Haradinaj.