Haradinaj flet para votimit për shpërndarjen e Kuvendit

09:39 | 22 August 2019

Ramush Haradinaj optimist që do të votohet shpërndarja e Kuvendit.

Pak minuta para se të nisë seanca e shpërbërjes së Kuvendit të Kosovës, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, është optimist që deputetët e kësaj legjislature do të votojnë pro shpërbërjes së këtij Kuvendi e më pas vendi të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme.

Në një deklaratë për T7, Haradinaj shkurt tha se zgjidhja e vendit është që vendi të shkojë në zgjedhje.

“Pres që të votohet shpërbërja e Kuvendit”, ka thënë Haradinaj.

Sot mund të jetë seanca e fundit e Kuvendit të Kosovës për këtë legjislaturë pasi deputetët, në seancën që fillon prej orës 10:00, pritet të votojnë pro shpërndarjes së këtij institucioni.

Sipas Kushtetutës së Republikës së Kosovës, për shpërndarjen e Kuvendit duhet të votojnë dy të tretat e të gjithë deputetëve, me mbi 80 vota.

93 deputetë që nënshkruan për thirrjen e kësaj seance, duhet të jenë të pranishëm dhe të votojnë atë që kanë nënshkruar, ndërsa pro shpërndarjes duhet të votojnë së paku 2/3 e deputetëve ose 80 vota, e cila e përcakton edhe kuorumin.

Komento: