Haradinaj flet pas takimit me Grenell: Qeveria e vendit kundërshton fuqishëm idenë e këmbimit të territoreve

17:40 | 29 April 2019

Delegacioni kosovar është takuar sot me ambasadorin amerikan në Gjermani.

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ka zhvilluar një takim me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara në Gjermani, Richard Grenell, me ç’rast kanë biseduar për procesin e dialogut me Serbinë.

Haradinaj ka thënë se Kosova është e gatshme për tregti të lirë me Serbinë, si pjesë e një marrëveshje që rezulton me njohje reciproke, transmeton Klan Kosova.

“Theksova gjithashtu se Qeveria e vendit kundërshton fuqishëm idenë e këmbimit të territoreve, duke e cilësuar si opsion të rrezikshëm dhe që do ta destabilizonte jo vetëm vendin por edhe rajonin”.

“Ambasadorit Grenell i tregova për progresin e arritur në vend në fushën e sundimit të rendit dhe ligjit dhe për përkushtimin e Kosovës për marrëdhënie të mira ndër-fqinjësore, gjithmonë në partneritet me aleatët tanë dhe me aspiratat tona për rrugën euro-atlantike”.

“Roli i ShBA-ve në proceset e mëtejme politike të vendit është i domosdoshëm”.

“Në kuadër të vizitës zyrtare në Berlin, sot zhvillova një takim me Ambasadorin e ShBA-ve në Gjermani Richard Grenell, të cilit i shpreha përkushtimin e Kosovës për procesin e dialogut me Serbinë, për konsolidimin e ekipit negociator të vendit dhe për zbatimin e marrëveshjeve ekzistuese, bazuar në ligjet dhe kushtetutën e vendit dhe se Kosova është e gatshme për tregti të lirë me Serbinë, si pjesë e një marrëveshje që rezulton menjohje reciproke.

Theksova gjithashtu se Qeveria e vendit kundërshton fuqishëm idenë e këmbimit të territoreve, duke e cilësuar si opcion të rrezikshëm dhe që do ta destabilizonte jo vetëm vendin por edhe rajonin.

Ambasadorit Grenell i tregova për progresin e arritur në vend në fushën e sundimit të rendit dhe ligjit dhe për përkushtimin e Kosovës për marrëdhënie të mira ndërfqinjësore, gjithmonë në partneritet me aleatët tanë dhe me aspiratat tona për rrugën euro-atlantike.

Roli i ShBA-ve në proceset e mëtejme politike të vendit është i domosdoshëm!”- ka thënë Haradinaj në Facebook.

Komento: