Nasim Haradinaj ka treguar se ҫfarë ka bërë Fisnik Ismaili gjatë luftës.
Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Betejën e Koshares, Nasim Haradinaj, që tani është nënkryetar i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK’së, ka minimizuar kontributin në luftë të ish-pjesëtarit të UÇK’së, tani deputet nga radhët e Partisë Socialdemokrate, Fisnik Ismaili, duke thënë se roli i tij ka qenë për të mbushur bateri.
Haradinaj, një gjë të tillë e tha në RTV Dukagjini, pasi u përmed një akuzë e Ismailit, se Milaim Zeka, si reporter lufte, ka përfituar materialisht nga puna e tij.
“Detyra e Fisnik Ismailit ka qenë me i mbush dhe shpraz bateriat”, tha Haradinaj, me ironi.
Tutje, Haradinaj theksoi se Ismaili ka luajtur një rol kyç edhe në parandalimin e përgjimit në thirrje telefonike nga caqe të caktuara, përmes kodimit.