Haradinaj flet për ikjen e madhe të kosovarëve në Evropë: Mirë që po gjejnë punë

13:27 | 11 April 2019

Ikja e madhe e qytetarëve drejt vendeve perëndimore është komentuar edhe nga kryeministrit Ramush Haradinaj.

Ai pas mbledhjes së qeverisë ka thënë se është e arsyeshme që qytetarët që nuk kanë një vend të punës në Kosovë, të kërkojnë në vendet e tjera, si në Gjermani apo në Zvicër.

Ndërsa duke folur për pritjet e qytetarëve para ambasadave për një vizë, Haradinaj ka thënë që ky fenomen tash e sa kohë, sipas tij, ka 10 vite që qytetarët presin para ambasadave.

“Për ata që s’kanë vend pune e gjejnë një vend pune në Gjermani, apo Zvicër, ajo është zgjedhje e tyre, është krejt e arsyeshme që veprojnë ashtu. Detyra jonë është që të bëjmë më shumë vende pune. Masa më e mirë është insistimi në zbatimit të politikave, për zhvillimin ekonomik. Ideja e lëvizjes, shumica që shkojnë, ata edhe kthehen, nëse kanë kontrata punë”, ka thënë Haradinaj.

Ai po ashtu ka deklaruar se po punojnë për ta zgjedhur këtë çështje.

“Prapë se prapë mendoj që është mirë t’i shohim statistikat çfarë jonë. Kjo para ambasadave është që 10 vite, që 10 vite dalin para ambasadave njerëzit. E thash edhe me herët ai që e gjen një vend punë ai gëzohet se këtu nuk kë një vend pune. Unë s’po them që është mirë, se është mirë më gjet në Kosovë. Kur shkon një qytetarë nga këtu, po mungon një person në ekonomin e vendit. Normal që na shqetëson. Ne po punojmë që të zgjedhim”, ka thënë Haradinaj.

Komento: