Haradinaj flet për vlerën e kalit, nuk e sqaron biznesin me Rrahim Hashimin

14:04 | 08 June 2019

Nasim Haradinaj s’e sqaroi biznesin me Rrahim Hashimin, por flet për vlerën e kalit.

Nënkryetari i OVL-së së UÇK-së, Nasim Haradinaj, i cili është edhe politikan dhe mban pozitë publike në Komunën e Deçanit, pritet ta zgjerojë aktivitetin e tij edhe në një veprimtari: atë të kultivuesit të kafshëve.

Pasi e deklaroi si pasuri të luajtshme mazin e tij të vogël, të cilit i vendosi vlerën e 3 mijë eurove, tash Haradinaj do ta zgjerojë aktivitetin e tij si kultivues kafshësh.

Ai ka premtuar se deri në vitin e ardhshëm do të ketë në pronësi edhe një “tarak” (dem), i cili sipas tij, do të ketë vlerë adekuate.

Haradinaj po ashtu ka deklaruar se mazi të cilin e ka paraqitur në deklarimin e pasurisë në Agjencinë Kundër Korrupsion, vitin tjetër do ta kapë vlerën e 30 mijë eurove.

“Nga sot këti mazi ju shtua vlera,në deklarimin e radhës ky do ketë vlerën prej: 30.000 €…!!
Mos quditëni ju disa,sepse tani është rrit dhe ba Hamshor….!”, ka thënë Haradinaj.

“Vitin tjetër, për ju që po e “zbuloni ujin e nxeht” të “sekreteve” do e kemë Tarakun si surprizë me vlerën adekuate dhe joshëse për ju…!”, ka përfunduar ai.

Komento: