Haradinaj flet për zgjedhjet në veri

22:05 | 17 May 2019

Haradinaj tha se zgjedhjet në veri konfirmojnë përpjekjet e institucioneve për paqe të qëndrueshme.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se zgjedhjet e 19 majit në komunat veriore do të jenë shprehje e vullnetit demokratik të qytetarëve përmes votës së lirë.

Ai në një postim në Facebook ka shkruar, se këto zgjedhje konfirmojnë përpjekjet e institucioneve për paqe të qëndrueshme, stabilitet dhe prosperitet të të gjitha komuniteteve që jetojnë në shtëpinë e përbashkët, Kosovën.

“Duke shprehur dëshirat më të mira që ky proces zgjedhor të jetë i qetë, fer dhe demokratik, uroj që zgjedhjet të shprehin vullnetin e qytetarëve, pa dallim përkatësisë etnike, fetare ose politike, duke i votuar kandidatët të cilëve u besojnë dhe që nuk i braktisin interesat e qytetarëve”, ka shkruar Haradinaj.

Komento: