Haradinaj flet përsëri rreth qëndrimit të NATO-s kundër Ushtrisë së Kosovës

16:31 | 06 Dhjetor 2018

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në konferencën për media ka thënë se qëndrimi zyrtar i NATO-s është të mbrojë paqen dhe sigurinë.

“NATO e ka në protokoll marrëdhënien me FSK-në, dhe nësë ndryshon mandati ndryshojnë edhe marrëdhëniet, ky ishte mesazhi. Ai nuk po thotë as që jam kundër as pro ushtrisë”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj ka thënë se vendimi për ushtrinë është vendim i drejtë i vendit.

Ai ka thënë se Kosova nuk pret ndonjë anonimitet për këtë, ngase sipas tij ky është nje vendim i brendshëm i vendit.

Komento: