Haradinaj ftohet për iftar në Pejë, thotë se toleranca fetare është vlerë e popullit të Kosovës

22:46 | 01 June 2019

Kosova njihet si vend me tolerancë të lartë fetare.

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ishte i ftuar sot për iftar në Pejë.

Këtë ai e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook, teksa ka shtuar se ky ishte rast i mirë për të ndarë mendime të ndryshme mbi vlerat e popullit të Kosovës, shkruan lajmi.net.

Sipas tij, Kosova me mburrje promovon vlerat e saja.

Ky është postimi i tij në Facebook:

Sonte në iftar mes shumë miqve, i ftuar nga hoxhë Eroll Rexhepi në Pejë. Rast i veçantë për të ndarë mendime të ndryshme mbi vlerat e popullit të Kosovës.

Kosova me mburrje promovon vlera dhe në vazhdimësi ka qenë shembull i tolerancës e bashkëjetesës ndërfetare.

Uroj që rruga jonë e shtetndërtimit të vazhdojë të bazohet mbi këto parime. Ne jemi bashkë në solidaritet, të drejta dhe obligime. Si simbol të këtyre vlerave të përbashkëta, hoxhës Eroll Rexhepi ia dhurova flamurin kombëtar dhe atë të Kosovës.

Komento: