Haradinaj fton FSK’në që të ndihmojë në Kroaci

20:37 | 29 Dhjetor 2020

Daut Haradinaj fton FSK’në që të ndihmojë në Kroaci.

Deputeti i AAK’së, Daut Haradinaj, ka ftuar FSK’në që të ndihmojë në Kroaci pas tërmetit që goditi këtë vend.

Ai në Facebook ka shkruar se një solidarizim i tillë do të nderonte popullin tonë.

“E ftoj Ministrin e Mbrojtjes që t’i ofrojë mbështetje popullit kroat me forcat tona emergjente që janë në kuadër të FSK-së”, ka shkruar ai.

“Një solidarizim i tillë do e nderonte popullin tonë”, shtoi ai.

Komento: