Haradinaj: Gjuha shqipe në Maqedoninë e Veriut nuk është opsionale, studentët kërkojnë dinjitet dhe barazi

21:50 | 17 Maj 2026
haradinaj:-gjuha-shqipe-ne-maqedonine-e-veriut-nuk-eshte-opsionale,-studentet-kerkojne-dinjitet-dhe-barazi

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se gjuha shqipe në Maqedoninë e Veriut nuk është opsionale, por gjuhë autoktone e këtij trualli që ka mbijetuar brez pas brezi pavarësisht historisë dhe sfidave, duke theksuar se ajo është e garantuar me Kushtetutë dhe përfaqëson të drejtën e patjetërsueshme të çdo shqiptari për ta përdorur në arsim, komunikim dhe jetën publike pa frikë e pa kompromis.

Ai ka shtuar se studentët shqiptarë nuk po kërkojnë privilegje, por dinjitet, barazi dhe respekt për identitetin e tyre, duke shprehur mbështetje të plotë për protestën e paralajmëruar dhe duke theksuar se zëri i tyre përfaqëson çdo shqiptar që nuk pranon të heshtë përballë padrejtësisë

Komento: