Haradinaj ‘godet’ Kurti: Do të jetë kryeministër i dobët dhe zhgënjyes – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Haradinaj ‘godet’ Kurti: Do të jetë kryeministër i dobët dhe zhgënjyes

19:04 | 03 Dhjetor 2019

Ramush Haradinaj ka thumbuar Kurtin me deklaratën e fundit.

Kryeministri në detyrë, ka thënë se pritshmëritë e tij për Qeverinë që do të drejtohet nga Albin Kurti janë minimaliste.

“Kurti do të jetë zhgënjim i madh Kryeministri Kurti. Mendimi im është se do të jetë Kryeministër i dobët dhe zhgënjyes”, ka thënë Haradinaj.

“Nxitja e temave, marrja me diskutime publike janë një mënyrë e jetës. Marrja e agjendave është tjetër. Qeverisja nuk është ideologji duhet kyçur në punë. Qeverisja është ekzekutiv”.

“Nuk shoh kapacitete menaxheriale dhe qeverisëse te Albini, fare”, ka thënë Haradinaj në Klan Kosova.

Haradinaj ka thënë se veprimi i VV-së dhe LDK-së që Qeveria të ketë 12 ministri është i duhur.

“Është një veprim i mirë me numrin e vogël të ministrive, të zëvendësministrave. Mendoj se është veprim i drejtë, më i mirë sesa që kam bërë unë. Kjo është racionalizim në kosto, kushton më lirë, kursehen para por problemi është te funksionaliteti”.

“Ministri do ta ketë më vështirë ta ruajë fokusimin, janë superministri. Ideja me 12 ministra është për t’u respektuar dhe numri i vogël i zëvendësministrave”.

Komento: