Haradinaj godet Kurtin pas deklaratave në Maqedoni: Edhe në Shqipëri tentoi njëjtë, por nuk i besuan dhe e përzunë

08:06 | 12 Gusht 2023
haradinaj-godet-kurtin-pas-deklaratave-ne-maqedoni:-edhe-ne-shqiperi-tentoi-njejte,-por-nuk-i-besuan-dhe-e-perzune

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas deklaratave të Kryeministrit Albin Kurti në Maqedoninë e Veriut, lidhur me ndërtimin e rrugës Tetovë-Prizre, ki kërkoi që punimet të nisin sa më shpejtë dhe tha se vonesat janë të paarsyeshme.

Pas kësaj deklaratë, Haradinaj u ka bërë thirrje shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut, që të mos i besojnë Kurtit. Për të tha se i ka bllokuar të gjitha rrugët e projektet në Kosovë, përfshirë edhe rrugën e Plavës, raporton Express.

Haradinaj ka thënë se Kurti tentoi njejtë edhe në Shqipëri, por që “nuk i besuan dhe e përzunë”.

“Mos i besoni mashtruesit Albin Kurti. Në Kosovë i ka bllokuar të gjitha rrugët e projektet, përfshirë edhe rrugën e Plavës. Pasi nuk mund t’i gënjej më kosovarët, paska ardh të ju mashtrojë ju, për rrugën Tetovë – Prizren. Edhe në Shqipëri tentoi njëjtë, por nuk i besuan dhe e përzunë. As ju mos bini pre e mashtrimeve të tij”, ka shkruar Haradinaj.

Ndryshe, Kurti ka kërkuar të premten që punimet për ndërtimin e një rruge që e lidh Prizrenin me Tetovën, të nisin sa më shpejt.

Duke folur gjatë një vizite për përurimin e riemërimit të një rruge më 11 gusht në Maqedoninë e Veriut, Kurti tha se rruga Prizren-Tetovë do ta ndihmonte dukshëm zhvillimin e Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.

Komento: