Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka dhënë kritika të ashpra në drejtim të Qeverisë dhe kryeministrit Albin Kurti, gjatë fjalës së tij të mbajtur sot në Kuvendin e Kosovës, ku prezent ishin edhe deputetët e Kuvendit të Shqipërisë, raporton FrontOnline.
Haradinaj, ka thënë se çdo veprim i kryeministrit Albin Kurti, është në agjenden e Serbisë dhe Rusisë.
”Çdo veprim i Albin Kurtit është në agjendën e Serbisë dhe Rusisë’‘ tha Haradinaj.
Po ashtu Haradinaj, ka thënë se Kurti ka shkuar aq larg sa sekretarin amerikan të shtetit e ka quajtur naiv.
“Hapat e pakoordinuar të qeverisë, bënë që Serbia të shihet si viktimë. Kosova është në të njëjtin thes me Korenë e Veriut nga kryeministri Kurti dhe qeveria e tij. Kryeministri ynë ka shkuar deri aty sa Blinkenin e ka quajtur naiv. Në vendin tonë, tenderët njëburimorë, janë kthyer në gjakderdhje financiare, në vendin tonë është vjedhur mielli e vaji, pasuli është shpallur sekret shtetëror. Kryeministri sapo mashtroi më herët për investime në mbrojtje. Çdo veprim i Kurtit është në agjendë të Serbisë e Rusisë, bëri përpjekje në Shqipëri por ju nuk e lejuat”, tha Haradinaj.