Po vazhdon përplasja në distancë mes drejtuesve të institucioneve të Kosovës.
Taksa ndaj produkteve të Serbisë ka përplasur sërish kryeministrin Ramush Haradinaj dhe kryekuvendarin Kadri Veseli.
Veseli, në një intervistë për “Zërin e Amerikës”, ka thënë se Haradinaj është duke përdorur gjuhën e njëjtë, si me Serbinë, ashtu edhe me SHBA-në dhe BE-në, raporton KTV.
Gjuhë kjo e cila, sipas tij, është gabim.
Ndaj kësaj deklarate të kolegut të koalicionit ka reaguar Haradinaj.
Ai ka thënë se cilësimet e kryetarit të PDK-së janë të paqëndrueshme.
Sipas kreut të Qeverisë, Veseli dhe Thaçi e kanë dobësuar Kosovën karshi Serbisë.
Përplasjet e partnerëve të koalicionit janë bërë të dukshme sidomos javët e fundit derisa kryeministri Haradinaj ka thënë se nuk frikësohet nëse ndonjëri nga ta do ta votojë rrëzimin e Qeverisë që ai e udhëheq.