Haradinaj ‘godet’ Veselin e Kurtin me deklaratën e tij të fundit

23:15 | 17 September 2019

Me 6 tetor do të mbahen zgjedhjet në vendin tonë.

Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, gjatë prezantimit të programit të tij, ka komentuar profesionet e kundër kandidatëve të tij. Duke thumbuar secilin kryetar të partive, për Haradinajn asnjëri prej kandidatëve nuk është i denjë për pozitën e kryeministrit.

Për kundër kandidaten e tij, të vetëm grua në garë, Vjosa Osmani e cila rrjedh nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka thënë se ajo është juriste mirëpo ende nuk ka dëgjuar diçka konkrete për aspektin ekonomik.

“Vjosa është juriste edhe unë jam kanë jurist, për Vjosën hala s’kom ni që ka thanë naj sen për ekonominë”, ka thënë Haradinaj.

E për të parin e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli, të cilin Haradinaj e kishte partner koalicioni në qeverisjen e kaluar, ka thënë se Veseli nuk din as vetë se çfarë thotë fjalimet e tij.

“Kadria, nuk e di çfarë profesioni ka përpos inteligjencës, në t’ka kry ai diçka, në Greqi a s’di ku, kom ni. Për Kadrinë, beso kur del ne te ditë çka është ka fol qe, ne paq marr njëherë, po ja dëgjojë premtimet që po i jep, nëse ja bo naj kush një analizë dy rreshta, asnjë fjalë kurrë s’është ka e thotë, tybe nuk e di ka është ka fol”, ka thënë Haradinaj për Veselin.

Ndërsa, Haradinaj ka thënë se logjika ekonomike e Kurtit donë të na kthejnë në ekonomi agrare.

“Albini po don me na kthy në agrar edhe nëjhere, agrarin e ka nih naj kush, po don me kthy ekonomin në kohë të agrarit, qekaq të takon ty e nuk ki nevojë ma shumë, qito janë logjikat e tij. Ai qeverisëse nuk janë”, ka thënë Haradinaj.

Komento: