Haradinaj hyn në Presidencë për takim me Osmanin

16:25 | 02 Korrik 2025
Haradinaj hyn në Presidencë për takim me Osmanin

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, priti në takim e kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj në kuadër të përpjekjeve për të tejkaluar ngërçin politik që ka bllokuar konstituimin e legjislaturës së re të Kuvendit të Kosovës.

Ky është raundi i dytë i takimeve që presidentja Osmani po zhvillon me liderët politikë pas zgjedhjeve të fundit.

Ndërsa konsultimet e para ishin mbajtur në një format të përbashkët, kësaj radhe takimet po zhvillohen në mënyrë të ndarë me secilin kryetar partie.

Gjatë ditës, presidentja Osmani është takuar me kryetarin e PDK-së dhe LDK-së.

Qëllimi i këtyre takimeve është arritja e një konsensusi politik për konstituimin e Kuvendit dhe formimin e institucioneve të reja, në përputhje me afatet kushtetuese dhe aktgjykimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese.

Komento: