Haradinaj i këshillon ish-ushatërt e UÇK për kujdes gjatë udhëtimeve, i përmend rastet kur u ndalua në Francë dhe Slloveni

12:49 | 08 Gusht 2024
haradinaj-i-keshillon-ish-ushatert-e-uck-per-kujdes-gjate-udhetimeve,-i-permend-rastet-kur-u-ndalua-ne-france-dhe-slloveni

Kryetari i AAK’së, Ramush Haradinaj, ka këshilluar ish pjesëtarët e UÇK’së që të bëjnë kujdes gjatë udhëtimit, pasi sipas tij Serbia ka riaktualizuar përndjekjen e qytetarëve që kanë qenë pjesë e UÇK’së.

Ai ka thënë se Serbia ka arritur t’i shtrijë tentakulat e saj në disa vende të rajonit dhe se po i shftyrëzon përparësitë e saj si anëtare e Interpolit.

Haradinaj ka përmendur rastet kur u ndalua në Francë dhe në Slloveni.

“Serbia në kuadër të luftës speciale kundër vendit tonë, ka riaktualizuar përndjekjen e qytetarëve të Kosovës që kanë qenë pjesë e çlirimit të vendit, kryesisht ish pjesëtarë të UÇK-së. Fatkeqësisht, Serbia ka arritur t’i shtrijë tentakulat e saj edhe në disa vende të rajonit si dhe po i shfrytëzon përparësitë e veta si anëtare e Interpol dhe organizatave të tjera ndërkombëtare, për ndjekje ligjore në vendet jashtë Kosovës. Një model i tillë ishte aplikuar me rastin e ndalimit tim në Francë dhe Slloveni. Prandaj ju këshilloj që të bëni kujdes gjatë udhëtimeve tuaja.”

Komento: