Haradinaj i kundërpërgjigjet Ambasadës Amerikane, taksa hiqet …

18:20 | 25 Janar 2019

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj është shprehur për deklaratën e Ambasadës Amerikane drejtuar institucioneve të vendit për heqjen e taksës ndaj produkteve serbe dhe boshnjake.

Pas vizitës që kishte në njërin prej bizneseve vendore, Haradinaj ka thënë se Kosova e heq taksën vetëm atëherë kur ka gatishmëri nga Serbia për të njohur pavarësinë e Kosovës, raporton lajmi.net.

“Nuk ka diçka të kësaj natyre. Marrëdhëniet ekonomike Kosovë-Serbi janë të rëndësishme, ndonjëherë kanë me u rregullua, por duhet me iu pri edhe marrëdhëniet politike, pra pa një marrëveshje politike Kosovë-Serbi është zor me i mbajtur të rregulluara marrëdhëniet tjera. Ne jemi të hapur, pra jemi të interesuar me e pezullua taksën nëse ka gatishmëri për me u rregullua marrëdhëniet Kosovë-Serbi politike, e që nënkupton edhe njohjen e Kosovë”, ka thënë Haradinaj.

Kujtojmë se gjatë ditës së sotme, ambasada amerikane ka lëshuar një deklaratë tjetër ku ka kërkuar nga insitucionet e Kosovës që të reflektojnë në vendimin për taksën, dhe të bëjnë pezullimin e saj.

Komento: