Haradinaj i lodhur i rraskapitur pas seancës, ja çka i kërkon Hoxhajt – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Haradinaj i lodhur i rraskapitur pas seancës, ja çka i kërkon Hoxhajt

22:57 | 02 Shkurt 2019

Kryeministi i vendit, Ramush Haradinaj si duket është lodhur pas seancës së tejëzgjatur.

Menjëherë pas votimit me 61 vota pro të Projektligjit për Dialogun me Serbinë, ka marrë fjalën Haradinaj.

Ai doli për të lexuar projektligjin për financimin e partive politike, por si duket ishte rraskapitur duke i dëgjuar deputetët gjithë ditën duke debatuar, raporton Periskopi.

I kërkoi zv/kryeministrit Enver Hoxhaj që t’ia lexojë këtë projektligj, megjithatë në fund e bëri vetë.

Madje bëri një lexim mjaft të shpejtë.

”Atëherë sot kam duruar e ju kam dëgjuar shumë mirë atëherë më lejoni që para jush të paraqes Ligjin për financimin e subjekteve politike.’’, tha Haradinaj.

Komento: