
Ramush Haradinaj po vazhdon të insistojë që taksa mos të hiqet.
Ish-kryeministri i Kosovës dhe kreu i AAK’së, Ramush Haradinaj ka porositur kreun aktual të Qeverisë Albin Kurtin, që mos të dorëzohet përballë presionit për heqjen e taksës që Haradinaj e kishte vendosur ndaj produkteve serbe.
Haradinaj i ka thënë Kurtit që taksën ta heq veç nëse Kosovën Serbia e njeh si shtet të pavarur dhe sovran.
Ja postimi i tij i plotë:
Kosova nuk ka asnjë garancë se heqja e taksës 100% për produktet e Serbisë e sjellë Marrëveshjen Finale për njohjen reciproke në kufijtë ekzistues.
Sot, Serbia vazhdon të armatoset nga Rusia me pajisjet me të reja ushtarake, ndërsa Qeveria Kurti premton heqjen e taksës duke siguru pushtimin ekonomik të Kosovës nga Serbia.
I bëj thirrje publike Kurtit dhe partnerëve të tij qeverisës që mos të hiqet taksa pa njohje.
Pushtetet nuk janë asgjë kur është në pyetje ruajtja dhe mbrojtja e sovranitetit të vendit.
Tregu vetëm për njohje!
RH