Haradinaj i përshëndetë zhvillimet e sotme në Bruksel: Marrëveshja është pranim faktik i Kosovës nga Serbia

23:39 | 27 Shkurt 2023

Pas pranimit të propozimit evropian nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar lideri opozitar i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Haradinaj tha se dakordimi i sotëm në Bruksel, për propozimin e BE-së, është arritje e madhe. Marrëveshja, sipas tij, është pranim faktik i pavarësisë së Kosovës nga Serbia.

“Pajtimi për ta pranuar propozimin evropian për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, është një e arritur e madhe. Marrëveshja është pranim faktik i pavarësisë së Kosovës, e cila i rikthehet normalitetit politik e të sigurisë, perspektivës integruese euro-atlantike e njohjeve te reja”, reagoi Haradinaj në Facebook.

Lideri i AAK-së i konsideroi me rëndësi të madhe edhe hapat e mëtejmë, dhe takimet që do të zhvillohen për zbatimin e propozimit.

“Po aq e rëndësishme mbetet edhe faza vijuese e bisedimeve për çështjet tjera të hapura, për të cilat dua të besoj se do te gjenden zgjidhjet më të mira, me çka do të përmbyllej edhe kapitulli i njohjes ‘de jure’ midis Kosovës dhe Serbisë!”, shkroi ai.

Reagimi i plotë:

Komento: