Haradinaj i reagon Kurtit: Duhet të jesh smirëzi të thuash “mos të presë Amerika që unë ta shoh Serbinë me sytë e saj”

21:33 | 30 Mars 2024
haradinaj-i-reagon-kurtit:-duhet-te-jesh-smirezi-te-thuash-“mos-te-prese-amerika-qe-une-ta-shoh-serbine-me-syte-e-saj”

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se kryeministri Albin Kurti flet vetëm në emër të vetin e jo të Kosovës.

Përmes një postimi në “Facebook”, ka thënë se ka kohë që ai nuk e përfaqëson qëndrimin e popullit.

“Albin Kurti flet në emër të vetin e jo të Kosovës. Ai ka kohë që nuk e përfaqëson qëndrimin e këtij populli. Duhet të jesh shumë smirëzi të thuash “mos të presë Amerika që unë ta shoh Serbinë me sytë e saj”! Sytë e Amerikës kanë qenë pilotët e saj që e kanë shpëtuar një popull nga zhdukja, o i mjerë!”, thuhet në shkrimin e tij.

Komento: