Haradinaj i reagon Kurtit: Mos e shtrenjto rrymën

13:34 | 23 Janar 2022

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas lajmit se është rikthyer në punë blloku B i TC “Kosova B” në KEK.

Haradinaj i është përgjigjur kryeministrit Albin Kurti, i cili më herët dha lajmin për rikthimin e bllokut B2 të TC “Kosova B”, e që sipas kreut të AAK-së, ky nuk duhet të ishte lajmi, por mosshtrejtimi i energjisë elektrike.

Ai ka porositur Kurtin se nuk është në pozitën që mbanë për të vajtuar, por për të gjetur zgjidhje, e që i ka kërkuar të mos e shtrenjtojë çmimin e energjisë elektrike.

Shkrimi i plotë i Haradinajt:

Lajmi i ditës do të ishte “nuk do të ketë shtrenjtim të rrymës në Kosovë” e jo u rikthye në prodhim Blloku B!

Nuk është hera e parë që bjen e rikthehet ky bllok.

Kryeministri i paska bërë disa pyetje hipotetike: Eh sikur ta kishim të renovuar Kosovën A…eh sikur ti kishim blloqet B-3, B-4… eh sikur…

Po paska harru të thotë: eh sikur të mos e kisha bllokuar projektin “Kosova e Re”; eh sikur të mos e kisha refuzuar gazin amerikan…

Po e shkuara është e shkuar. Ai nuk është aty për të vajtuar por për të gjetur zgjidhje.

Kryeministër mos e shtrenjto rrymën, e lëri retorikat. RH

Komento: