Pas refuzimit të gazit natyror nga Qeveria Kurti, ka pasur reagime të shumta.
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas refuzimit të qeverisë së Kosovës për të çuar përpara projektin për gazsjellësin. Haradinaj ka pyetur kryeministrin Kurti nëse gjatë qëndrimit në Greqi ka takuar ndonjë përfaqësues të Gazpromit rus, raporton Gazeta Express.
Haradinaj ka shkruar se refuzimi i gazsjellësit amerikan është kundër interesave të Kosovës.
“Po iu pyes Kryeministër Kurti: Gjatë vizitës suaj të gjatë në Greqi, a e keni takuar ndonjërin nga përfaqësuesit e Gazpromit rus dhe a është kjo arsyeja e refuzimit të projektit të gazsjellësit amerikan!? Refuzimi i projektit të gazsjellësit amerikan është një veprim i rrezikshëm kundër interesave të Kosovës dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, ka shkruar Haradinaj.