Ramush Haradinaj flet për demarkacionin thotë se po punojmë në korrigjimin e sektorëve në drejtim të Kullës dhe Çakorrit.
Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka bërë të ditur se rishikimi i demarkacionit në drejtim të Kullës dhe Çakorrit, është proces që ka marrë tashmë dakordimin e dy Qeverive, të Kosovës dhe Malit të Zi.
Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka theksuar se komisioneve ndërshtetërore dhe parapërgatitjeve që po bëhen, ai sot takoi ish-rektorin e UP-së, Mujë Rugova me të cilin diskutoi për finalizimin e korrigjimit të sektorëve në drejtim të Kullës dhe Çakorrit.
Duhet kujtuar se kryeministri Haradinaj ishte njëri nga kundërshtuesit kryesor të marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi, në kohën kur ishte pjesë e opozitës.
Ai së bashku me VV-në dhe Nismën organizuan protesta të shumta në kundërshtim të kësaj marrëveshje, e cila qoi edhe në rrëzimin e Qeverisë Mustafa, por demarkacioni u votua me të ardhur në krye të qeverisë vetë Haradinaj.
Postimi i plotë:
Rishikimi i demarkacionit në drejtim të Kullës dhe Çakorrit, është proces që ka marrë tashmë dakordimin e dy Qeverive, të Kosovës dhe Malit të Zi. Krahas punës së komisioneve ndërshtetërore dhe parapërgatitjeve, sot prita në takim ish Rektorin e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, Mujë Rugova, me të cilin biseduam për ecurinë e këtij procesi dhe hapat e mëtutjeshëm që duhet ndërmarrë, për finalizimin e tij, respektivisht korrigjimin e sektorëve në drejtim të Kullës dhe Çakorrit.
Kontributi i profesorit të nderuar, Rugova është i mirëseardhur dhe në frymën e kësaj bashkëpunimi i ndërsjellë është i domosdoshëm.