Haradinaj i shkruan letër presidentes, konfirmon pjesëmarrjen në takimin e të mërkurës

16:13 | 30 Korrik 2024
haradinaj-i-shkruan-leter-presidentes,-konfirmon-pjesemarrjen-ne-takimin-e-te-merkures

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, përmes një letre drejtuar presidentes Vjosa Osmani ka konfirmuar pjesëmarrjen e tij në takimin konsultativ për caktimin e datës së zgjedhjeve .

Takimi do të mbahet ditën e mërkurë, duke filluar nga ora 14:00, transmeton Telegrafi.

Në letrën drejtuar Osmanit, Haradinaj thotë se pas konsultimeve që kanë pasur në kryesinë e AAK-së është vendosur që ai të jetë pjesë e takimit konsultativ.

Ndryshe, pjesëmarrjen në takim tashmë e kanë konfirmuar edhe subjektet tjera politike.

 

Komento: