Regjisorja e njohur kosovare, Arzana Kraja është gjetur pa shenja jete sot.
Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka thënë se është prekur thellë nga ndarja e parakohshme nga jeta e Arzana Krajës.
“Pata nderin ta njihja personalisht. Arzana, me artin e saj i dha shumë Kosovës”, ka thënë Haradinaj, transmeton Klan Kosova.
“Ngushëllime të sinqerta familjes, miqve dhe komunitetit të artit”.
“Prehu e qetë Arzana!”.