Haradinaj i sigurt që Qeveria Kurti do të dështojë që në ditët e para të saj

23:22 | 13 Dhjetor 2019

Haradinaj ka thënë se Qeveria Kurti do të dështojë që në ditët e para të saj.

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka komentuar pasardhësin e tij, Albin Kurti, duke thënë të jetë i sigurt se qeverisja e tij do të dështojë, edhe atë shumë shpejtë.

Haradinaj i pyetur të komentoj nëse pasardhësi i tij do të ketë sukses në qeverisje, ka thënë se e njeh goxha shumë punën e institucioneve, edhe nga përvoja, dhe ai është i bindur se Albin Kurti do të dështojë.

Sipas Haradinajt, Kurti, por edhe njerëzit e tij, nuk kanë fare përvojë në menaxhim, dhe kjo sipas tij, do të vërehet që në ditët e para të qeverisjes së tij.

Ai duke u thirrur edhe në përvojën e tij në krye të ekzekutivit, ka thënë se suksesi në udhëheqjen e qeverisë së vendit nuk bazohet në fjalët e mira, por dijen dhe përvojën për punë.

Komento: