Haradinaj ia kthen Kurtit: Mos me fyej, jam më i zoti se ti për këtë vend

13:39 | 25 Mars 2020

Është duke vazhduar seanca për votimin e mocionit për rrezimin e Qeverisë Kurti.

Kryetari i Grupit Parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj, i ka reaguar kryeministrit Albin Kurti i cili tha se ish-kryeministri Ramush Haradinaj pasi ka ardhë në pushtet e fali Çakorrin.

Daut Haradinaj i ka thënë Kurtit se ai është më i zoti se ai.

“Jam më i zoti se t’i për këtë vend, mundesh me mashtruar popullin, me pas gjysmën e partisë SHIK e me kritik PDK. Jam ushtar i Albin Kurtit kundër gjithkujt që synon me prek 1 milimetër të kësaj toke”, tha Haradinaj.

Kurti reagoi duke thënë se nuk e vë në dyshim patriotizmin e Haradinajt gjatë luftës.

“Nuk e vë në dyshim patriotizmin e z. Haradinj para e paslufte. Patriot nuk mundesh me qenë i kufizuar në kohë, ka shumë njerëz që një pjesë të jetës kanë qenë patriot e një pjesë tjetër jo patriot”, tha Kurti.

Komento: