Haradinaj ia parashtron tre pyetje Kurtit

18:48 | 18 Qershor 2021

Haradinaj ia drejton tri pyetje publike kryeministrit Kurti.

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj ka reaguar pasi kryeminstri i Kosovës, Albin Kurti, tha se nuk mund të ketë asociacion një-etnik në Kosovë.

“Se çfarë do të ndodhë me Asociacionin e ka thënë edhe peticioni i qytetarëve, edhe veprimet e atëhershme opozitare, si dhe aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese. Në Kosovë nuk mund të kemi asociacion një-etnik. Pra, është e domosdoshme t’i integrojmë të gjithë qytetarët, pa dallim etnie”, tha Kurti.

Lidhur me këtë, Haradinaj ka kërkuar nga kryeministrit Kurti që t’i ndalë mashtrimet me dialog.

Postimi i plotë:

Kryeministër, ndale mashtrimin me dialog!

Tri pyetje kërkojnë përgjigjie nga ju e që kanë të bëjnë me Asociacionin.

E para: a jeni kundër Asociacionit, apo jeni kundër Asociacionit në bazë të Kushtetutës së Kosovës?
Pyetja e dytë: A keni propozuar Asociacion gjeografik, çka nënkupton ai dhe a është në bazë të Kushtetutës së Kosovës?
Dhe pyetja e tretë: nëse keni propozuar Asociacion gjeografik, atëherë na trego pse ky Asociacion është më i mirë sesa Asociacioni në bazë të Kushtetutës së Kosovës të cilin e përkrah edhe Amerika edhe BE-ja?

Jepi përgjigjjet e sakta, ndale mashtrimin!

Komento: