Haradinaj intervenon te Meta që bashkëpartiakët e tij t’i pajisë me pasaportë shqiptare – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Haradinaj intervenon te Meta që bashkëpartiakët e tij t’i pajisë me pasaportë shqiptare

12:39 | 24 Maj 2019

Ramush Haradinaj ndërhyn te Meta për t’i pajisur bashkëpartiakët me pasaportë të Shqipërisë.

Pasi vetë ka kohë që është pajisur me pasaportë të Republikës së Shqipërisë, kryeministri i Republikës së Kosovës Ramush Haradinaj po përpiqet që me këtë pasaportë t’i pajisë edhe anëtarët e partisë së tij, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, raporton Koha net.

Të paktën kështu del nga një kërkesë që Haradinaj ia bëri presidentit të Shqipërisë Ilir Meta.

Me këtë kërkesë, Haradinaj e lut presidentin Meta që ta pajisë me pasaportë të Shqipërisë Halil Gashin të cilin e prezanton si aktivist të AAK- së dhe biznesmen.

Kërkesa duket paksa e çuditshme pasi që Haradinaj ka paralajmëruar se liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës do të ndodhë së shpejti.

Komento: