Haradinaj flet sërish për vizat.
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se beson që liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës do të ndodhë këtë vjeshtë.
“Unë kam shpresë se në vjeshtë. Shpresoj që do të jemi bashkë. Edhe gjuha në Raportin e Progresit ishte e qartë, thoshte: urgjent të bëhej”, ka thënë ai.
Haradinaj po ashtu ka thënë se në Samitin e Parisit pret qartësim të situatës në dialog me Serbinë.
Duke folur të enjten në “Debat” te RTK, ai ka thënë se pret që të kuptohet se a do të ketë marrëveshje në fundvit a po jo.
“Pres një qartësim më të madh se a do të ketë marrëveshje në fund të këtij viti apo jo. Atje do të shkojmë bashkë. Unë nuk do të shkojë atje pa Ahmetin e Limajn, por duhet të vijnë edhe presidenti e kryeparlamentari”, ka thënë ai. “Jemi duke u konsultuar, e ndajmë çdo materie”.